Islanda është duke përjetuar një bum në botimin e librave. Ishulli i 300 mijë personave ka më shumë shkrimtarë dhe libra të botuar se në çdo vend tjetër të botës.

Në Rejkjavik është e vështirë për të shmangur shkrimtarët, ku çdokush boton një libër, ose më saktë 1 në 10 persona publikon një të tillë.

Kryetarja e Qendrës Islandeze të Letërsisë, Agla Magnusdottir thotë se shkrimtarët janë të respektuar në Islandë.

"Ata jetojnë mirë këtu. Disa madje marrin dhe rrogë. Ata shkruajnë gjithçka-Poezi, libra për fëmijë, fiction erotik", thotë Magnusdottir.

Shifrat e publikimit të romaneve në Islandë janë vërtetë tronditëse.

Këto shifra janë dyfish më shumë krahasuar me vendet e tjera fqinje nordike.


(v.gj/shqiptarja.com)