Islanda vendi më paqësor në
botë, ja ku renditet Shqipëria
PDF/Raporti për vendet paqësore

Islanda vendi më paqësor në<br />botë, ja ku renditet Shqipëria<br />PDF/Raporti për vendet paqësore
TIRANE - Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjetor për vendet më të paqësore në botë, ku Islanda rezulton të jetë “kampionia” e vendeve më të sigurta. Shqipëria në raportin e këtij viti renditet në vendin e 54 në botë, ndërsa para saj është Koreja e Jugut.

Kosova është renditur në vendin e 77, por theksohet fakti i rritjes së sigurisë, pavarësisht konflikteve që ka kaluar.

Raporti është përgatitur duke ju referuar nivelit të mbrojtjes dhe sigurisë në shoqëri, konflikteve të brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimit.

shqiperia paqja

Mes 11 vendeve që presupozohen të kenë nivele të larta të paqes, 8 prej tyre gjenden në Europë.

1. Islanda
2. Danimarka
3. Austria
4. Zelanda e re
5. Portugalia
6. Republika Çeke
7. Zvicra
8. Kanadaja
9. Japonia
10. Sllovenia
11. Finlanda

Ajo që bie në sy është fakti se vendet e fuqishme, si SHBA  apo Britania ndodhen shumë poshtë në renditje. Britania e Madhe renditet në vendin e 47, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të 103-tët në botë, më poshtë se Botsvana, Kuvajti, Maroku, Kazakistani, Vietnami apo Angola. 
 
Instituti për Ekonominë dhe Paqen është themeluar nga sipërmarrësi dhe filantropi Steve Killelea në vitin 2007. Raportet e këtij instituti janë përdorur gjerësisht nga qeveritë institucionet akademike , organizatat joqeveritare dhe nga institucione ndërqeveritare si OECD, Sekretariati i Komonuelthit, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara. 


  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois