Shkrimtari Ismail Kadare e dinte 6 muaj para se Serbia do të bombardohej gjatë luftës së Kosovës, pasi ishte vendosur në dijeni nga Presidenti francez Jacques Chirac.
“6 muaj para se të ndodhte kjo kam pasur korrespondencë me Presidentin e Francës Jacques Chirac dhe në një nga letrat e tij në shtator të 1998 më shkruante se: z/Kadare, Franca është e vendosur ta ndihmoj çështjen e popullit shqiptarë në Kosovë.
Nëse do të vazhdojë shtypja e kësaj etnie Franca do të ndërmarrë iniciativë atje ku duhet dhe do të kërkojë ndërhyrje me armë.
Ishte nderim që më bëri mua Presidenti francez. Nderim që i bëri popullit shqiptarë. Nxori një sekret të madh sepse ky është një sekret shumë i madh.
Të dish gjashtë muaj përpara se çdo të bëj Europa, do të përdori armët në qoftë se serbët nuk tërhiqen është tamam sekret shtetëror i klasit të parë” theksoi Kadare te Klan Kosova.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com