Ismail Kadare sjell në Panair
“Mëngjese në kafe Rostand…”

Ismail Kadare sjell në Panair<br />“Mëngjese në kafe Rostand…”
TIRANE- Ismail Kadare në panairin e librit sjell “Mëngjese në kafe Rostand…”. Ky është një libër me ese që erdhi rishtas në dritën e botimit, pas romanit “Mjegullat e Tiranës”.
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare sjell motive nga Parisi, por edhe vështrime interesante nga mbresat e fëmijërisë, në të cilat projektohen tema interesante qe kanë të bëjnë me kulturën dhe letërsinë.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Onufri”. Libri është një përmbledhje e shënimeve të shkrimtarit shqiptar në Paris, ku përfshihen esse, shënime kritike, letra, synopse etj, të cilat botusi i veprës së tij “Onufri” i ka përmbledhur në një libër.

Botuesi Bujar Hudhri shprehet në këtë panair se “Jam i sigurt që ky libër do t’i bëjë bashkë, lexuesin e dikurshëm dhe të sotëm të Kadaresë. Është si një “Ftesë në studio” por në tjetër kohë, tjetër vend. Këtu, studio është Kafeneja Rostand, ku Kadare ka shkruar disa nga romanet dhe esetë e tij. Nga ky libër do të përmendja për lexuesin vetëm një fragment, portretin me titull “Kukulla”. Për herë të parë një rrëfim i sinqertë, befasues, krejt i origjinal i Kadaresë për nënën e tij. Nga përkthimet do të theksoja botimin për herë të parë në shqip të dramës “Don Karlos” të Shilerit, përkthyer prej origjinalit nga mjeshtri Skënder Luarasi”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje