Drako Butigan, avokati i Ismail Morinës, ka deklaruar se ka aplikuar klienti i tij ka aplikuar për azil politik në Kroaci.
“Unë mund të konfirmoj se ai aplikoi për azil politik në Kroaci, sepse ai mendon se nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Serbi”, është shprehur për “BIRN”, Butigan.
Pasi gjykata kroate vendosi ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, Butigan apeloi vendimin në Gjyktaën Supreme.
“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj”, është shprehur avokati i Morinës.
Mësohet se në 11 gusht, një gjykatë Apeli në Kroaci do të marri në shqyrtim kërkesën prë palën mbrojtëse, e cila kundërshton vendimin e gjykatës së parë për ekstradimin e Morinës në Serbi.
Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngjarjen e Beogradit, ku ngriti një dron me një banderolë në të cilën shfaqej “Shqipëria e Madhe”, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe mbante të shkruar fjalën “Autochthonous”.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com