Ismaili: Janë porositur vrasje nga qelia, por s'ka më të burgosur me kushte të privilegjuara (VIDEO)

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili konfirmoi se nga burgu janë urdhëruar vrasje dhe për këtë fenomen solli si shkaqe një sërë motivesh. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku raportoi mbi situatën aktuale në burgje, Ismaili tha se një nga shkaqet është "shndërrimi" i policëve nën urdhrat e të burgosurve, duke u sjellë sende të ndaluara nga jashtë, apo duke u shitur lëndë narkotike. Sa i përket kësaj të fundit, duke iu referuar ngjarjes së Kavajës, ku efektivi Bledar Toçi vrau me armën e shërbimit një person, Ismaili theksoi se kjo është një sfidë për të gjitha institucionet në vend, që nuk është evituar edhe pse për punësimin e tyre është ndjekur një procedurë e imtësishme për pastërtinë e figurës dhe asaj profesionale.

"Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Ka një listë të shtuar të punonjësve të burgje për trafik droge, që u sjellin të burgosurve ato që duan! Nuk është dënuar askush për këtë. Është çështje që duhet ta bëjmë me prokurorinë. Dy drejtor burgjesh që janë kallëzuar penalisht për këtë, është sfidë e të gjithë institucioneve", tha Ismaili.

Theksin e vuri dhe tek "41-bis", ku Ismaili deklaroi se është gati implementimi i këtij regjimi në burgje. Ai njoftoi se janë evedentuar 270 të burgosur që kanë kryer vepra penale në kuadër të grupit kriminal, dhe se të gjithë këta persona po verifikohen nëse vijojnë të mbajnë kontakte me persona të inkriminuar e që ndodhen jashtë qelive.

"Për sistemin 41 bis, janë 270 të burgosur që kanë kryer vepra penale në kuadër të grupit kriminal. Po kryhen të gjitha veprimet nëse këta persona vijojnë ose bashkëpunojne nga burgu. Do të izolohet cilido që plotëson disa nga kriteret që janë përcaktuar nga drejtoria e burgjeve, si kontaktet apo bashkëpunimi me organizata kriminale si dhe persona që janë potencialisht të rrezikshem. Një pjesë të kritereve i ka hartuar edhe Ministria e Drejtësisë", tha Ismaili.

I pyetur nga kryetarja e këtij Komisionit, Ermonela Felaj, Ismaili tha se një nga vështirësitë e tij si drejtues ka qenë zbatimi i rregullit të telefonatave. Sipas ligjit, një i burgosur ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit, teksa shtoi se do t'i jepet fund edhe trajtimit "VIP" të të burgosurve, ku të gjithë do të jenë njësoj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Ngjarja në Kavajë/ Ismaili: Ka policë që u shesin drogë të burgosurve! Asnjë i dënuar ende, sfidë për ne!

1571130920_ismaili7.jpg

I pyetur lidhur me ngjarjen në Kavajë, kur efektivi i burgjeve, Bledar Toci vrau me armën e shërbimit një person, kreu i burgjeve, Ismaili tha: Një ngjarje, që s'kishte lidhje me detyrën në burgje në dukje. Ato që lexuar në mediat, nisur nga fakti që ka një cështje për drogë, ka një listë të shtuar të punonjësve të burgje për trafik droge, që u sjellin të burgosurve ato që duan! Nuk është dënuar askush për këtë. Është çështje që duhet ta bëjmë me prokurorinë. Dy drejtor burgjesh që janë kallëzuar penalisht për këtë, është sfidë e të gjithë institucioneve. Nuk është marrë as edhe një polic në punë, prej dy vjetësh pa kaluar verfikimin nga institucionet e duhura.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fhj: 28/11/2019 14:32

    Akoma ky hajduti ne krye te detyres. Ky eshte kokra e legenit qe ngeli duke vjellur. Si nuk e shkarkon rama. Duk Et ka shoqeri te forte pushtetaresh

    Përgjigju
  • Loran: 15/10/2019 11:49

    Po no nje tender me mish ke marr kohet e fundit

    Përgjigju
    • Loranit: 15/10/2019 12:30

      Gimi asht katolik i devot e nuk ban pislliqe si ju

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)