'Siguria'/ Deputeti i opozitës së re zbulon telefonatën nga burgu, deputetja e paralajmëron: Kujdes me këto biseda, se do e pësoni

'Siguria'/ Deputeti i opozitës së re zbulon telefonatën nga burgu, deputetja e paralajmëron: Kujdes me këto biseda, se do e pësoni

TIRANË- I interesuar për situatën e ndodhur në burgun e Shënkollit, deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli pyeti drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailin, lidhur me masat që marrin për policët e burgjeve që dhunojnë të burgosurit. Ai ka zbuluar edhe një telefonatë që i ka mbërritur nga burgu, lidhur me këtë ngjarje.

"Pak ditë më parë në burgun e Shën Kollit ka pasur një ngjarje ku janë dhunuar në gjendje të rëndë dy të burgosur. Kjo gjë më është komunikuar me telefon dhe kam marr djeni se janë në gjendje të rëndë", tha deputeti Zeneli.

Ndërsa kryetarja e komisionit të sigurisë, Ermonela Felaj theksoi se deputetët duhet të kenë kujdes me telefonatat me të burgosurit, pasi mund të ketë pasoja me vonë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 15/10/2019 12:07

    E tmerrshme...! Keta e pranojne edhe vete qe kane lidhje me kriminelet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat