Ismaili politikanëve: Më sulmoni
sepse nuk më patët dot dashnore

Ismaili politikanëve: Më sulmoni<br />sepse nuk më patët dot dashnore
Këngëtarja kosovare Adelina Ismaili e cila prej kohësh mësohet se kërcënohet me foto dhe video kompromentuese ka reaguar me anë të një shkrimi në profilin e saj në Facebook. Ajo thekson se shumë deputetët, ministra bisnemen kanë dashur që ajo të ishte e dashura e tyre dhe për këtë arsye është duke u sulmuar në këtë mënyrë.

“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar.”-shkruan Ismaili.

Gjithashtu në postimin e saj i cili ka mjaft reagim ajo thotë se nëse kundrejt saj ka fakte apo video kompromentuese të publikohen.
“Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën.

Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen.”-vijon Ismaili.

Megjithatë ajo ka shtuar se është në dijeni të fakteve të shumta për të cilat së shpejti do të shprehet, “Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.
Adelina Ismaili,”-përfundon këngërtarja e njohur kosovare.
 
Shkrimi i plotë në Facebook i këngëtares Adelina Ismaili:

Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju.

Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën.

Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.
Adelina Ismaili.


adelina ismaili

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar