Empoli ia doli të fitonte 3-2 kundër Torinos për raundin e 31-të në Serie A. Dueli ishte dramtik dhe u vendos vetëm në sekondat e fundit, me vendasit që marrin tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesën.
Për Empolin nuk ishin të grumbulluar Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha, me lojtarët e Kombëtares që vuajnë ende nga lëndimet. Nuk kishte minuta as për Stiven Shpendin që qëndroi në stol.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Cambiaghit në minutën e gjashtë, ndërkohë që Zapata barazoi në pjesën e dytë. Ishte Cancellieri në të 74 minutë që riktheu epërsinë e vendasve, para se sërish Zapata të shtangte tifozët në "Castellani" me barazimin në 90+1'. Duhej goli i Niang në 90+4' që tri pikët t'u takonin vendasve që mbajnë vendin e 15-të me 28 pikë. Torino me 44 pikë gjendet në pozitën e nëntë.