Ismet Toto, u dënua me varje
nga Zogu, Enveri i vrau vëllezërit

Ismet Toto, u dënua me varje<br />nga Zogu, Enveri i vrau vëllezërit<br>
Ishte shumë i ri kur u var Ismet Toto. “Larg dhe Afër” libri me autor Ismet Toto, një nga intelektualët më në zë të viteve ’30, i dënuar me vdekje nga Zogu për organizimin e një kryengritjeje të armatosur është botuar nga mbesa e tij Nevila Nika.
Promovimi i librit është organizuar në Muzeun Historik Kombëtar me leximin dhe diskutimin e shkrimeve të Ismet Totos

Ishte shumë i ri kur u var. Mund të ketë qenë ky një nga dënimet e fundit me vdekje të dhënë nga Zogu. Asnjëherë nuk është arritur të kuptohet qartësisht pse ky njeri (Zogu) që mund të thyente edhe vullnetet e njerëzve të tjerë, duke i blerë edhe me para apo duke bërë edhe kompromise, kësaj radhe vendosi të vepronte kaq fort dhe ta dënonte me vdekje në litarë Ismet Toton.

Ndërkohë që edhe mund ta falte, sepse vëllai i tij sapo kishte vrarë veten nga problemet që i shkaktoi Zogu. Në këtë libër gjejmë edhe shkrime të vëllait tjetër, Selaudin Totos. Në gjyqin kundër 17 deputetëve n ë’47 ai pushkatohet
”, u shpreh Koçi.

Cili ishte shkaku që pas dënimit me varje së Ismet Totos nga Ahmet Zogu, në regjimin komunist të dënoheshin me pushkatim edhe vëllezërit e tij.

Ismet Toto nuk ka lejuar xhelatin e kalasë së Gjirokastrës që t’i heqë stolin, kur e dënoi Zogu me varje, por e ka hequr vetë, duke e shoqëruar me shprehjen: “Nuk është bërë Ismet Toto, që t’ia heqë xhelati stolin, por e heq vetë”.

Ka një mister në këtë histori pse i vijoi dënimet edhe Enver Hoxha për familjen Toto. Mentor Çoku rrëfen në një intervistë: Si e kam njohur Enver Hoxhën... “Kisha Ismet Toton në krah”, i cili më shpëtoi nga një e rrahur publike me Enver Hoxhën
”, thotë Çoku.

Kur Enver Hoxha nisi të shante kosovarët e dibranët u nxeha dhe u mata ta rrihja. Më hyri në mes Ismeti dhe më thotë: O Mentor, mos i ndy duart me atë. Ai është aq maskara sa t’i e pështyn dhe ai thotë “Ua po bie shi”. Kjo ishte shumë e rëndë dhe me sa duket Enver Hoxha nuk e harroi kurrë”, tregon Nevila.

Studiuesja Nevika Nika ish drejtoreshë e arkivit qendror të shtetit ka zbuluar një përmbledhje me artikuj dhe shkrime që Toto ka lënë në shtypin e kohës.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false