TIRANE- Të gjithë invalidët duhet të plotësojnë formularin e ri të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të kërkuar pension invaliditeti. Për të përfituar pension invaliditeti, për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale duhet që çdo person të deklarojë vitet ku ka punuar.
Në formular përcaktohet dhe kompensimi që përfitohet nga energjia e elektrike. Kriteret për përfitimin e pensionit janë në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it. Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë dhe Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.
/Shqiptarja.com