ITALI - Është dorëzuar në stacionin e policisë të Castelos, i riu shqiptar rreth 15 vjeç.

"Ndihmë, unë jam i uritur për bukë dhe jam larguar nga shtëpia ime në Shqipëri sepse më dhunonte babai”, këto janë të paktat fjalë që i riu ka deklaruar deri më tani për policinë italiane.

Kam ardhur në Itali me avion i shoqëruar nga dy shqiptarë të tjerë por nga ajo ditë kam humbur të gjitha dokumentet, paratë dhe kam qarkulluar nëpër Itali ii frikësuar.

Policia italiane e thërret me nofkën Ariel, sipas tyre ai nuk flet italisht, por me gjeste ishte në gjendje të shprehte urinë, kanë deklaruar para medias uniformat blu të Castelos.

Në ndihmë të shqiptarit minoren policia italiane ka vendosur dhe një përkthyes por e vetmja gjë që ka deklaruar 15-vjeçari është se, është larguar nga shtëpia e tij në Shqipëri pasi dhunohej nga një baba agresiv.

Sipas 15-vjeçarit në Itali ka ardhur me avion në Perugia, e pas shumë peripecive duke ecur në këmbë e fjetur ku të mundeshe ka mbërritur deri këtu.

Aktualisht policia italiane po punon me përkthyesin për të ndërtuar historinë e minorenit, ndërsa janë njoftuar dhe autoritetet konsullore shqiptare për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)