ITALI-Një sasi prej 240 kg marijuanë, 50 gr kokainë dhe 20 mijë euro u sekuestruan nga policia italiane në Romë ndërsa dy të rinj shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeç u arrestuan.
 
Nëse droga do të hidhej në treg do të sillte fitime rreth 1 milionë euro.
 
Mediat fqinje shkruajnë se aksioni i ngjasonte një filmi aksion pasi shqiptarët u përpoqën të arratiseshin duke hipur mbi çatitë e shtëpive në lagjen Borghesiana në Romë.
 
Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe posedim të armëve.
 
Në momentin kur karabinierët hynë në apartamentin e dy shqiptarëve, trafikantët hipën në çatinë e banesës dhe u përpoqën të arratiseshin duke marrë me vete edhe çelësat e vendit ku kishin fshehur drogën. Të përqafuar mes tyre u përpoqën të hidhnin në pishinë çelësat.
 
Por aksioni i tyre përfundoi shpejt, policët i ndoqën mbi çati duke u vendosur prangat.

[gallery]21352[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com