ITALi - Ai lëvizte në rrugët e Porto Sant-Elpidio në Ankona me katër kilogramë kokainë të pastër.

Në pranga ka rënë Eldion Metaj, 26 vjeç pa precedent kriminal.

I riu shqiptar u arrestua në shtëpinë e tij, ku jetonte me vëllanë dhe motrën.

Prej disa kohësh 26-vjeçari ishte nën vëzhgim nga Guardia di Finanza.

Gjatë kontrollit, policia gjeti katër kg kokainë të fshehur në sedijen e makinës “Opel Astra”.

Në treg, droga do të kapte një vlerë prej rreth 1 milion euro.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)