Itali, 28-vjeçari shqiptar rrëmben
për tre ditë ish-të dashurën rumune

Itali, 28-vjeçari shqiptar rrëmben<br />për tre ditë ish-të dashurën rumune
MILANO- Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi akuzohet për rrëmbimin e ish-të dashurës së tij, një shtetase rumune 23-vjeçare, të cilën e ka mbajtur mbyllur për tre ditë në apartamentin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në 20 tetor, por vetëm një ditë më parë, në 23 tetor, motra e vajzës së rrëmbyer ka vendosur të njoftojë policinë, duke treguar se rreth orës 3:30 të 20 tetorit, Eduard Leka, i rregullt dhe pa precedent të mëparshëm penalë, ka bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy vajzat me të fejuarit e tyre. Më pasi ai i ka kërcënuar të gjithë me një levë, me të cilën ka dëmtuar edhe makinën, dhe e ka marrë 23 vjecarën në mjetin e tij, e më pas janë larguar.

Vajza u gjend mbrëmjen e kaluar në apartamentin e rrëmbyesit në Padova. 23-vjeçarja tregoi se për 3 ditë është mbajtur në Bergamo, dhe më pas në banesën në Milano, ku edhe kishte bashkëjetuar me ish-të dashurin e saj, nga i cili ishte ndarë disa muaj më parë.

Sipas policisë, shtetasje rumune nuk kishte shenja dhune, por ishte e frikësuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë