Itali/ 33-vjeçari shqiptar u mor peng dhe u torturua nga 4 shqiptarë të tjerë për 16 orë, kërkonin 60 mijë euro

Itali/ 33-vjeçari shqiptar u mor peng dhe u torturua nga 4 shqiptarë të tjerë për 16 orë, kërkonin 60 mijë euro

Godina ku 33-vjeçari shqiptar u mbajt peng

ITALI – Një 33-vjeçar shqiptar ka përjetuar 16 orë torture pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarë të tjerë, të cilët si qëllim kishin përfitimin e 60 mijë eurove nga kushëriri i të rrëmbyerit.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mes 18 dhe 19 gushtit të vitit të kaluar.

Rrëmbyesit i identifikuar si Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç. janë arrestuar nga autoritet italiane, ndërsa është në kërkim dhe një tjetër.

33-vjeçari u mor nga shtëpia e tij në Borgo Panigale nga një prej personave të arrestuar, të cilët i vodhën makinën dhe fillimisht e çuan në një garazh në zonën e Modenës, më pas në fermën e braktisur në Savigno, e fshehur në fshatin Valsamoggia.

Pas 16 orësh torturë, rrëmbyesit shqiptarë e lanë 33-vjeçarin në rrugët e Vignola, ku dhe u shpëtua nga disa kalimtarë.

Në spital ai u trajtua për disa fraktura në nofull, sy, lëndime në kokë dhe në të gjithë trupin. Sipas raportimeve fillimisht fytyra e tij ishte plotësisht e fryrë, dhe në kyçet e dorës, këmbët dhe rreth qafës kishte shenja të kabllove elektrike me të cilat ishte lidhur dhe kishin tentuar ta mbysin.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet njëri prej autorëve të tenativës së vrasjes në Peqin, gjatë  konfliktit i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të tenativës së vrasjes në Peqin, gjatë konfliktit i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku