Mediat italiane raportojnë se 2 shqiptarët e arrestuar janë Ilir Limushaj 32 vjec dhe Denald Bida 20 vjec.
Të dy shqiptarët janë arrestuar në banesën ku jetonin në rrugën “Baveno” në Torino. Hetimet për ta nisën rastësisht, pasi fillimisht u shoqëruan në komisariat për të verifikuar lejet e tyre të qëndrimit.
Gjatë kohës që ndodheshin në komisariat, dy shqiptarët u vizituan nga një 22-vjeçare rumune, të cilës i dhanë edhe çelësat e shtëpisë, ku u gjet sasi prej 4 kilogramësh e drogës.
Pas ndjekjes së 22-vjeçares, policia ushtroi kontroll në banesën e dy shqiptarëve duke sekuestruar 4 kilogramë drogë si dhe 18 mijë euro të fshehur në raftet e kuzhinës dhe kavanoza.
Ilir Limushaj i arrestuar
Denald Bida 20 vjec i arrestuar
Redaksia Online
m.e/Shqiptarja.com