SARDENJA-8,6 kile kokainë dhe 9.5 heroinë, me vlerë 4 milionë euro dhe një shumë të hollash prej 28mijë eurosh, janë sekuestruar nga 5shqiptarë në Itali.
Droga vinte nga Shqipëria dhe kapja është e bërë e mundur nga antimafia e Kaljari-t në bashkëpunim me karabinierët.

Dy të arrestuarit e parë, Durim dhe Silvana Bejko,54 e 49 vjeç, burrë e grua, janë arrestuar më 17 shkurt.

Ndërsa ditën e djeshmë, më 24 shkurt, është bërë e mundur kapja e dy shqiptarëve të tjerë, Eugert Bici dhe Elis Pisha, 30 dhe 28 vjeç dhe e një italiani Simone Canu, 25 vjeç. Të arrestuarit e djeshëm u kapën në komunën e Olbias, në ishullin e Sardenjës.
Të arrestuari e 17 shkurtit, kryenin funksionin e korrierit ndërsa 3 të ndaluarit e tjerë do të shpërndanin drogën.



Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)