BRESHIA- Policia e Breshias ka arrestuar 7 djem të rinj, mes tyre dhe 4 shqiptarë të moshës 15-20 vjeç, pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në një sherr masiv mes të rinjsh në qëndër të qytetit. Nën sytë e shumë kalimtarëve, të rinjtë kanë nisur konfliktin duke përfunduar në dhunë dhe grushta.

Dyshohet se të rinjtë shqiptarë janë konfliktuar me disa afrikano-veriorë. Policia bën me dije se gjatë momentit të ndërhyrjes nga ana e tyre, kanë  ndalur një letoneze si dhe një të mitur ukrainase.

Mësohet se 2 prej shqiptarëve kanë marrë plagë serioze gjatë përleshjes dhe janë dërguar në spital. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarje.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)