ITALI- Emigrantet shqiptare por edhe nënat e reja në Itali, që dëshirojnë të heqin dorë nga leja e lindjes pas periudhës së detyrueshme mund të përfitojnë pagesë nga shteti italian për të paguar çerdhen apo babysiterin për rritjen e fëmijës. Kjo pagesë shkon deri në 600 euro në muaj dhe mund të përdoret në mënyrë alternative edhe për shërbimin e babysiting ose për t’i bërë ballë shpenzimeve të shërbimeve për fëmijët institucioneve privative të akredituar.
Pagesa
Nënat e reja që dëshirojnë, apo janë të detyruara të kthehen menjëherë në punë pas lindjes, këtej e tutje kanë një ndihmë të re, deri 600 euro në muaj për maksimumi gjashtë muaj të dhëna nga shteti italian për të mbuluar shpenzimet për çerdhe apo edhe babysiter që do të përkujdesen për bebin. Por kushti i domosdoshëm për përfitimin e kësaj shumë është heqja dorë, po për aq muaj, nga ajo që italisht quhet "congedo parentale", periudha e mosvajtjes me dëshirë në punë që u njihet punonjëseve pas përfundimit të periudhës së detyrueshme të të lejes pas lindjes së foshnjës.
Por kush mund të përfitojë këtë pagesë? Përfituese janë të gjitha punonjëset italiane apo të huaja të sektorit shtetëror e privat (përjashtohen bashkëpunëtoret shtëpiake) dhe, maksimumi për tre muaj, të gjitha punonjëset me kontratë bashkëpunimi me projekt apo profesionistet e regjistruara në "administrimin e ndarë" INPS. Në çastin e paraqitjes së kërkesës, nënat e reja duhet të kenë përfunduar lejen e detyrueshme të lindjes prej jo më shumë se 11 muajve, parashikon dekreti nr. 287 i datës 11.12.2014.
Sipas këtij të fundit pranohen edhe punonjëset me kontratë part-time, por kontributi për to do të jetë në përpjesëtim me orët e punës. Nëse një grua punon me kontratë 50%, çeku që i takon është vetëm 300 euro.
Kriteret dhe afatet
Institucionet përkatëse pas pranimit të kërkesës përcaktojnë edhe dhënien e kontributit. Ky i fundit ndryshon sipas tipit të shërbimit që duhet paguar dhe konkretisht çerdhet shtetërore dhe private të konvencionuara do të marrin kontributin drejtpërdrejt nga Shteti, ndërsa pjesën që mbet të tarifës nga prindërit.
Për të paguar Babysitter, që natyrisht duhet të jetë e punësuar me kontratë, do të jenë mamatë që do të tërheqin nga INPS "bonus pune" me vlerën e kontributit. Sa i përket aplikimeve ato kanë nisur nga data 16 dhjetor, dhe për vitin 2014 dhe 2015 kërkesat duhet të prezantohen brenda datës 31 Dhjetor të secilit vit.
Prindi nuk merr “Espulsin”
Lindja e fëmijës, përfitojnë edhe baballarët pa dokumente
Baballarët shqiptarë të cilët janë pa dokumente në Itali, mund të përfitojnë lejeqëndrim në rastet kur në familjen e tyre është duke ardhur një pjestar i ri. Sipas vendimit n.50379 të dt. 2.12.2014 sezoni i IV të Gjykatës së Lartë në Itali, pavarësisht bashkëjetesës apo marrëdhënieve martesore gjykata nuk mund të urdhërojë dëbimin e të huajve në periudhën e shtatzënisë së gruas bashkëjetuese brenda gjashtë muajsh pas dhe para lindjes së fëmijës.
Ky vendim në interpretim të nenit 30 të Kushtetutës Italiane, konfirmon principin mbi të cilin ndalon gjykatësin që të alokojë masën e sigurisë dhe të “Espulsit”, kundrejt të huajve në periudhën e shtatzënisë së gruas bashkëjetuese, duke marrë parasysh jo vetëm rastin e lidhjes martesore por edhe të gjitha rastet e bashkëjetesës, deri sa fëmija të ketë arritur 6 muajt e parë të lindjes thuhet në dekret. Sipas këtij të fundit përfitues janë edhe emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen në kushte të tilla, duke mos pasur dokumentacion por presin që të bëhen prindër përgjatë kësaj kohe.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com