Policia italiane ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke sekuestruar 800 kg marijuanë dhe vënë në pranga 15 trafikantë.
Operacioni u krye në komunat Brindisi, Fasano, Oria dhe Katania, ku të arrestuarit akuzohen dhe për grabitje. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa nga hetimet e nisura që prej shkurtit të 2017, u identifikuan dy grupe kriminale, që merreshin me trafikun e drogës.
Droga mbërriti në Itali me anije dhe kamionë, ndërsa gjatë aksionit të karabinierëve janë kapur dhe armë zjarri, që mbaheshin pa leje nga trafikantët.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com