Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur betejën me vdekjen mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në San Martino të Italisë ditën e djeshme. 

Viktima është Armando Bali, 17 vjeç. I riu me origjinë shqiptare, Armando Bali rezident në Terlizzi, ka humbur jetën në sallën e reanimacionit, raportojnë sot mediat lokale. 

Nga aksidenti ka humbur jetën edhe një shtetas italian Giuseppe De Chirico, edhe ky 17 vjeç.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo­n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motor. 
Itali, aksident në San Martino, humb jetën një shqiptar 17-vjeçarItali, aksident në San Martino, humb jetën një shqiptar 17-vjeçar
  ( Armando Bali ) 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com