Një familje shqiptare është përfshirë, pasditen e djeshme, në një aksident të rëndë rrugor në autostradën e Villafallettos në Saluzo, në Itali.

Në automjetin e aksidentuar udhëtonin 4 pjesëtarë të familjes, ndërsa mësohet se në gjendje të rëndë kanë mbetur dy fëmijët e moshës 7 dhe 10 vjeç. 

Makina e drejtuar nga shqiptari është përplasur me një tjetër makinë.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Në mjetin tjetër të përfshirë në aksident udhëtonte një çift të cilësohet siç shkruajnë mediat italiane, kanë pësuar dëmtime, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com