Itali- Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik që u regjistrua mbrëmjen e së martës në Monza.
 
Sipas policisë italiane, shqiptari Xhulio Bilali ka humbur drejtimin e makinës nga shpejtësia dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me një tjetër makinë.
 
I riu shqiptar qëndroi për disa minuta në automjet i bllokuar, pasi ishe shumë e vështirë që të nxirrej, pasi përplasja ka qenë e fortë dhe makina është shkatërruar plotësisht.
 
Pas ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikëses shqiptari Xhulio Bilali është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë duke mos mbijetuar.

bilali
Viktima Xhulio Bilali
 

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shoferi i makinës tjetër, një italian 38-vjeçar, por që raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

[gallery]20620[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com