ROME- Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi në çantën e tij të kompjuterit mbante 6 kilogram kokainë. Sipas karabinierëve të qytetit të Romës i riu shqiptar bëri një manovër të çuditshme me automjetin e tij kur kishte parë në distancë një patrullë të karabinierëve në zonën e Montesacros, dhe kur këta të fundit kishin ndezur sirenën ai kishte nisur të largohej me shpejtësi.
Ndjekja nga ana e Karabinierëve e 25-vjeçarit ka zgjatur për nje kohë të gjatë, deri kur arritën ta ndalonin në rrugën Prenestina, ku dhe u bë dhe zbulimi i lëndës narkotike në makinën e tij.

Sipas Policisë italiane droga e sekuestruar ka pasur për qëllim furnizimin për një kohë të gjatë të tregut roman, dhe duke hyrë në kanalet e shpërndarjes përllogaritet se do të kishte mundësuar prodhimin e 150.000 dozave, me një vlerë shitjeje përafërsisht 750.000 euro.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com