Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi është kapur me 1 kg kokainë të pastër dhe një arsenar armësh. Sipas mediave italiane në pranga ka përfunuduar Nesti Begaj banues në Durrës.

26-vjeçari nuk kishte precedentë penalë dhe ishte me dokumente të rregullta në Itali, me rezidencë në qytezën Martinsicuro, ndërsa punonte në ndërtim.

Në një banesë që përdorej si depo e mjeteve të punës, policia zbuloi 1 kg kokainë të pastër.
 
Pas kontrolllit policia italiane sekuestroi gjithashtu një pistoletë e markës Brauning kalibër 6,35 mm dhe një sasi e madhe fishekësh.
 
foto

fisheke

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)