Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, pasi i janë gjetur 500 gramë kokainë. Ai është arrestuar pas një kontrolli në portin Olbia, pasi qentë nuhatës kanë zbulluar drogën e fshehur në çantën e dorës.

Shqiptari ishte pa leje qëndrimi dhe jetonte në Livorno, ndërsa është pikasur pasi sa ka parë oficerët e policisë ka shfaqur shenja frike.  Gjithashtu policia italiane ka arrestuar dhe një tjetër person që dyshohet se priste 28-vjeçarin shqiptar për të marrë mallin.

Kokaina ishte e destinuar për tregun e Sardenjës mdërsa sipas ekspertëve shitësite mund ta ndanin atë në 500 doza.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)