Itali, arrestohet baristja 40 vjeçare shqiptare, tregtonte kokainë së bashku me kafetë

Itali, arrestohet baristja 40 vjeçare shqiptare, tregtonte kokainë së bashku me kafetë

Foto ilustruese

Kokainë e gatshme së bashku me kafe dhe sandviçë,  kjo ishte mënyra që baristja 40-vjeçare me origjinë shqiptare në Monza, kishte përdorur gjatë pandemisë.  Sipas hetimeve paraprake 40 vjeçarja kishte një rreth klientësh besnikë të cilëve u shiste kokainë së bashku me porositë, të gjithë me rezervim telefonik, duke përfituar nga mënyra e porositjes online për shkak të pandemisë . Kur karabinierët mbërritën në klubin e saj, ata gjetën dhjetë doza pluhur të bardhë të fshehur pas banakut. Në një dhomë të shërbimeve ajo kishte fshehur rreth dy kilogramë si dhe 5 mijë euro para të gatshme. 

Në fund të operacionit baristja shqiptare u transferua në Burgun e Monzas në pritje të masës së dënimit i cili do të ndodhte në ditët në vijim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai