Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohet për pedofili. Ai është kapur në flagrancë ndërsa ishte në shtrat me një 16-vjeçar. Gjithçka ka ndodhur rastësisht ndërsa policia po kryente kontrollne për hajdutët e apartamenteve. Kur oficerët e policisë hapën derën e një vile të braktisur në në fshatin Roncosambaccio, provinca Fano ata panë 40-vjeçarin shqiptar  gjysmë lakuriq në shoqërinë e një djali të vogël.

Ndërkohë prokuroria ka ngritur akuzat për shqiptarin.  Ai rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera për këtë gjë. Pasi shkoi në Shqipëri për një kohë të shkurtët, ai sërish u kthye në Itali për të jetuar me gruan  dhe fëmijët e tij.
 
Tani policia italiane po heton rasitin, ndërsa po punohet në dy pista: atë të një rrjeti të mirë organizuar pedofilie ku janë të përfshirë dhe njerëz të tjerë, ose sipas ekspertëve 40-vjeçari shqiptar është një person i sëmurë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)