Plot 20 kg kokainë dhe 200 mijë euro janë sekuestruar nga policia italiane në provincën e Lecco-s. Në pranga ka përfunduar shqiptari Indrit Taipi, e ndërsa operacioni i policisë italiane vazhdon për anëtarët e tjerë të grupit.
Gjithçka nisi pas ndalimit të makinës me të cilën po udhëtonte shqiptari Taipi. Pas kontrollit të imtësishëm në sidelijet e makinës janë gjetur 200 mijë euro, që sipas policisë italiae shqiptari i kishte siguruar pas shitjes së një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Ndërkohë pas kontrollit të banesës së tij, në garazhdin e makinës janë gjetur dhe 20 kg lëndë narkotike. Gjithashtu janë gjetur dhe tre pistoleta, njëra prej tyre me silenciator. Nga hetimet e policisë italiane, droga vinte nga Amerika Latine, ndërsa shqiptari besohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

(Në foto shqiptari i arrestuar në Itali, Indrit Taipi)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com