ITALI - Policia e Modenas të premten pasdite rreth orës 18 e 30 ka sekuestruar një kilogram kokainë dhe ka arrestuar një shqiptar 26 vjeç.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur poshtë sediljes së makinës tip “Citroen” në pronësi të shqiptarit dhe kapte vlerën 250 mije euro.
Shtetasi shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte edhe probleme me lejen e qëndrimit në Itali. 26-vjeçarit i janë sekuestruar 1800 euro dhe një pistoletë.
Arma është gjetur pak pas arrestimit nga policia e Modenas dhe mendohet të ketë qenë e shqiptarit të arrestuar, i cili pasi ka dalluar policinë e ka hedhur pistoletën nga dritarja e makinës.
Redaksia online
(eç/ak/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com