Itali/S'donte ta paguante, e hodhi nga makina. Arrestohet vrasësi i Anxhela Meçanit (Detajet)
Zbardhet vrasja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani. Policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një burrë i cili ka qenë klienti i fundit i prostitutës shqiptare.
Zbardhet vrasja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani, e cila punonte si prostitutë. Policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një shtetas italian, i cili ka qenë klienti i fundit i prostitutës shqiptare.
Anxhela u hodh nga një automjet në një autostradë pranë Torinos dhe humbi jetën në spital si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra në trup. Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij.
Mësohet se vrasësi kishte kërkuar shërbime seksuale nga Anxhela dhe ishte larguar me të në drejtim të një pylli. Besohet se pas marrëdhënieve seksuale, ai ka refuzuar të paguajë 20-vjeçaren shqiptare e cila është revoltuar dhe i ka marrë atij me forcë paratë.
Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen. Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh e reja.
20-vjeçarja shqiptare nga Fieri, ishte larguar disa kohë më parë në drejtim të Italisë ku ushtronte prostitucion. Report Tv zbardhi dy ditë më parë edhe një detaj tjetër nga jeta e shqiptares, e cila ishte martuar në Itali me një të moshuar për dokumente.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
Burani me spinaq nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:53
-
Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”
23 Dhjetor, 12:47
-
Supë me kërpudha nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:45
-
Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës
23 Dhjetor, 12:44
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39
-
Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin
23 Dhjetor, 12:38
-
Bugaçe e ëmbël me krem e sherbetosur nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:38
-
Fansat të shqetësuar për shëndetin e aktorit Tom Hanks, i dridhen duart gjatë intervistës
23 Dhjetor, 12:36
-
Konferenca e Kryetarëve/ Opozita kërkon komision hetimor për Ballukun lidhur me Porto Romanon, Bardhi: Aferë korruptive! Kundërshton PS, Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
Ka shume pjestare te kominitetit rom qe punojne me deshire prostitita neper rruget e europes. Jane shume fare dhe familhet e tyre e dine dhe cojne vete.
Përgjigju