Një 25 vjecar shqiptar ka mbetur i plagosur në bark si pasojë e një atentati me armë.

Ngjarja është shënuar në orët e vona të natës në Monterotondo Scalo, në Romë të Italisë.

Atentati ndodhi në rrugën Cilento, pak pas mesnate. I riu është shtruar në spitalin Sant’Andrea të kryeqytetit italian. .

Mediat shkruajnë se i riu i cili ishte duke hyrë në shtëpi shoqërohej nga vëllai i tij.

Të përditshmet raportojnë se dy persona që po drejtonin një scooter iu afruan shqiptarëve dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri duke plagosur 25-vjecarin i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore,por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com