ROMË, 15 korrik /ATSH-ANSA/ - Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u deklaroi sot deputetëve të tij të qendrës së djathtë "Forza Italia" (FI) për të zbatuar marrëveshjen për përkrahjen e reformave të ndërmarra nga kryeministri aktual i vendit, Matteo Renzi. Berlusconi dhe Renzi, i cili drejton Partinë e qendrës së majtë Demokratike (PD), arritën një marrëveshje për të nxitur një sërë reformash duke përfshirë edhe një projektligj që parashikon shndërrimin e Dhomën së Lartë të parlamentit në një organ me kompetenca ligjvënëse minimale si edhe projekligjin për ligjin e ri elektoral. "Nëse nuk e zbatojmë këtë marrëveshje, atëhere ne kemi humbur gjithë ndikimin, sepse Renzi ka marrë konsensusin dhe partia e tij ka vota të mjaftueshme në parlament", deklaroi Berlusconi. "Ju më keni dhënë besimin tuaj gjatë këtyre 20 viteve të fundit dhe unë kërkoj nga ju ta bëni këtë edhe një herë", u shpreh Berluskoni, i cili po vuan dhe masat e marra kundër tij pas dënimit për evazion fiskal./ /k.ll/ a.jor.