Shoqata e Afaristëve Shqiptarë në Itali ka shprehur interesim për të investuar në Shqipëri, për të mos qenë më thjesht dhe vetëm burim remitancash, por edhe kontribues i fuqishëm i rimëkëmbjes ekonomike në vend.
Siç raporton Top Channel, kjo u bë e ditur gjatë një konference të organizuar nga “ASSOAlbania”.
Janë 38.137 afaristë shqiptarë në Itali që nuk mund të harrohen dhe të përmenden vetëm 1460 afaristë italianë në Shqipëri.
“Përpara duhet të flasësh me njerëzit e tu që ke në emigracion, ata janë shpresa e Shqipërisë. Është një potencial për Shqipërinë", tha Nikolin Gjeloshi, president i “ASSOAlbania”.
Sipas të dhënave të Dhomës Italiane të Tregtisë, shqiptarët përbëjnë 6.6 për qind të totalit të afaristëve të huaj.
Zëvendësministrija e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, tha se Qeveria e Shqipërisë është për nisje shumë shpejt të dialogut me afaristët shqiptarë dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
„Investitorët shqiptarë, në vende si Italia, janë pjesa tjetër shumë e rëndësishme që mund të japin një kontribut në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë", tha Paskali.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com