Itali- Burri shqiptar vret gruan në shtëpinë ku ajo punonte, dhe tenton të vrasë veten! Pronari italian i gjen të mbuluar në gjak

Itali- Burri shqiptar vret gruan në shtëpinë ku ajo punonte, dhe tenton të vrasë veten! Pronari italian i gjen të mbuluar në gjak

Eduard dhe Laureta Zyberi

ITALI- Krimi në familje i ka marrë jetën një gruaje shqiptare në Itali. Luareta Zyberi 43-vjeç është gjetur e vrarë në një apartament në Genova të Italisë ku ajo ishte e punësuar.

43-vjeçarja është gjetur e pajetë, e mbuluar nga gjaku, nga pronari i shtëpisë ku punonte, ndërkohë që sipas mediave autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është pikërisht burri i saj Eduard Zyberi 54-vjeç, i cili pas aktit të rëndë ka tentuar të vrasë veten.

Ai është vënë në pranga dhe tashmë ndodhet i shtruar në një spital në San Martiro ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka një plagë të madhe në bark.

Hetuesit italianë thanë se burri kishte parkuar motorrin poshtë shtëpisë ku ajo punonte dhe pasi ishte ngjitur lart çifti ishte përfshirë në një sherr i cili rezultoi tragjik për 43-vjeçaren.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 03/02/2020 17:49

    Nuk ka rendesi mosha por vec mendja....kemi raste me moshe te madhe edhe me diference te Vogel madje kane ndodhur.Por e keqja se disa nga njerezit ti cosh edhe ne fund te botes ti cosh, nuk e ndryshojne mendjen e te qenurit "Dominues" tek femra sepse jane rritur me nje ambjent dhunshmeriet e injorancet....

    Përgjigju
  • Korca: 01/02/2020 17:36

    Keshtu perfundon kur martohesh me 11 vjet diference. Te hapen syte per tjeter, ose te mbyllen syte per xhelozi.

    Përgjigju
    • Jevin: 04/02/2020 11:35

      Mos u nxitoni me komente idiote,akoma nuk dihet se ka qen burri qe ka kryer vrasjen,hetimet do ta tregojn,mos u nxitoni ,se komentet e juaja Jan pa baza

  • Kafsha: 01/02/2020 14:37

    Na mbytën neandërtalët na nxoren bojen. O femra o gra mos u martoni me celebrime! Mos merri mbiemrat e neandertaleve por mbani tuajin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda