Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë

Bizhuteritë, sendet me vlerë dhe eurot e sekuestruara shqiptarëve

Torino- Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte banorët e një lagjeje në kodrën e Torinos, ku ndodhen edhe shumë nga shtëpitë dhe vilat e personazheve të njohur të huaj dhe vendas.

Pas një sërë grabitjesh të kryera muajt e fundit, karabinierët kanë shkatërruar bandën që vidhte vilat në kodrat e Torinos, njoftoi policia italiane sot (14 mars).

Në pranga përfunduan 2 shqiptarë të moshës 33 dhe 52 vjeç, ndërsa një bashkëpunëtor i tretë tashmë ishte arrestuar për krime të tjera më herët.

Sipas hetuesve të kompanisë Chieri, tre kriminelët ishin pjesë e “bandës” së hajdutëve që terrorizonin banorët e banesave më të izoluara mes Torinos, Chieri dhe Moncalieri, duke bërë plaçkitje në seri, me vlerë mijëra euro.

Këtë e konfirmojnë bizhuteritë e gjetura, së bashku me 22500 euro cash dhe materiale të ndryshme, informon media italiane.

Ata operonin në shtëpitë më të izoluara midis qytetit, Chieri dhe Moncalieri, ose ku nuk kishte njeri përkohësisht. U gjetën bizhuteritë dhe 22,500 euro cash.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: 'Dita e Verës', kjo festë shqiptare!

Alban Daci: 'Dita e Verës', kjo festë shqiptare!