Marjana Koçeku, e njohur si "Neomalsorja" kandidate në listën e mbyllur të Shkodrës ka folur për jetën e saj në podcastin e kryeministrit Rama, si edhe rrugëtimin për zgjedhjen e përfshirjes në politikë. "Neomalsorja" tregoi se vinte nga një familje tradicionale e madhe në malet e Dukagjinit.
"Unë besoj se nuk duhet nënvlehtësuar forca e një filize të re",- ishte mesazhi që dha 'Neomalsorja' gjatë rrëfimit të jetës së saj, jo fort të lehtë.
Rrëfeu se në shtëpinë e saj do duhet të shkosh me varkë dhe se deri vonë një pjesë e madhe e shtëpive nuk kishin drita dhe jetonin me qiri.
Koçeku e konsideroi Dukagjinin, përpara promovimit para turizmit sipas saj, si një nga vendet më të izoluara të Ballkanit.
Nga ana tjetër ajo tha se arsyeja kryesore që hyri në politikë ishte realiteti i një Dukagjini të lënë pas dore dhe një Shkodre të baltosur.
Marjana Koçeku: Jam për fjalën e lirë. Jam Marjana, kam studiuar për shkenca politike. Kam studiuar në Tiranë dhe kam bërë një Erasmus. Angazhimin në politikë e shoh si një vokacion. Vij prej Dukagjinit dhe jam rritur midis Dukangjinit të lënë pas dore dhe Shkodrës së ç’organizueme. Edhe kjo është arsyeja pse po angazhohem politikisht.
Edi Rama: Më trego pak si u rrite dhe si dole nga rrethimi?
Marjana Koçeku: Unë jam rritur në një familje të madhe të Dukagjinit. Babain e kam pas kapiten dhe jam rritur në varka në liqen. Jam rritur në një vend që shkohet vec me varkë dhe jam rritur me ndricimin me qiri. Dukagjini ka qenë një nga vendet më të izoluara në Ballkan. Ka qenë një jetë plot sfida. Nuk ka qenë e lehtë as të vish në Tiranë. Mbasi u diplomova, kam pas një mesatare të lartë dhe mund të kisha zgjedhur çfarë të doja. Kur u ktheva dhe nisa bujtinën time, por e vetme nuk mund të bësh asgjë e vetme në majë të malit dhe unë e bëra nga çmënduria e pasionit. Unë besoj se nuk duhet nënvlehtësuar forca e një filize të re.
Lajmi kryesor:
Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh
A.Q/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.3%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në çdo kuti do gjejnë Ndoc Rrokun’/ Rama: Ne jemi e vetmja forcë që bëjmë shtet
18 Mars, 17:41
-
‘Po kur del Luli thotë t’i morën të gjithë’/ Rama ironizon Bashën dhe Jenisherin: Janë më seriozët, i keni parë baluket e Selamiut si Greta Garbo
18 Mars, 17:23
-
‘Fatos Nano i burgosuri i fundit politik’/ Rama: Altin Dumani ishte dhe përpara Reformës në Drejtësi prokuror, por nuk arrestonte dot më parë një ministër
18 Mars, 17:17
-
‘Mund të vinë ata që dogjën redaksitë e gazetave dhe që vranë në bulevard’/Rama shigjeton opozitën: Nuk do i themi BE-së që kemi një kënetë këtu, edhe po numëroj bretkosat
18 Mars, 17:15
-
Açka për Report Tv: Berisha në lista vetëm besnikët, i duhen 'ushtarë kazerme'! Rama e Basha 'cirk'
18 Mars, 17:02
-
‘Mos më fut në listë nëse është e domosdoshme/ Rama tregon rastin me deputetin 'veteran': Ishte prekëse sakrifica e tij, Fadili është një 'specie në zhdukje'
18 Mars, 16:48
-
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
18 Mars, 16:41
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton fletën gjigante të votimit, përmasat 60 me 30 cm! Qarku i Tiranës 539 emra në fletë! FOTOT si duken
18 Mars, 12:49
-
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)
18 Mars, 12:38