Itali/ Derrat e egër zbulojnë kokainën e fshehur nga banda italo-shqiptare

Itali/ Derrat e egër zbulojnë kokainën e fshehur nga banda italo-shqiptare

Foto ilustruese

ITALI- Kokaina me vlerë 22 mijë dollarë e  fshehur në një pyll në Toskanë nga një bandë shqiptarësh dhe italianësh u shkatërrua nga derrat e egër.

Sipas mediave të huaja, policia vendosi një sistem përgjim mbi anëtarët e bandës, e cila përbëhej nga tre shqiptarë dhe një italian.

Nëpërmjet telefonit, ata dëgjuan një person që ankohej për dëmin e shkaktuar nga derrat.

Katër të dyshuarit  u arrestuan dhe u vendos që dy pjesëtarë të rrnin në burg dhe dy nën arrest shtëpiak.

Banda u vu nën ëmendjen e policisë gjatë një hetimi për vrasjen e një shqiptari 21-vjeçar në maj të vitit të kaluar.

Njësia e drogës ishte fshehur në një zonë pyjore në luginën Valdichiana të Toskanës. 

Gjithashtu sipas policisë një prej anëtarëve të bandës dyshohet se shpërndante drogë përmes një klubi të natës në Arezzo.

Të dyshuarit tregtonin afërsisht dy kilogramë që përkatësisht 4,4 paund kokainë çdo muaj.

Një gram kokainë shkonte në vlerën 90 ose 120 dollarë për gram.

Një numër i panjohur derrash gërmuan dhe shkatërruan paketimet e drogës, duke e shpërndarë në pyll.

Banorët e zpmës janë nakuar për numrin e rritur të derrave në Itali kohët e fundit, të cilët prishin e gërmojnë vend e pavend tokat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare