ITALI - Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka dhunuar gruan e tij me kabull elektrik.

28-vjeçari me inicialet L.S është arrestuar nga karabinierët në banesën e tij në Milano ndërsa kanë qenë fqinjët ata të cilët të shtunën në mbrëmje kanë telefonuar policinë për ta informuar për një grindje që kishte shpërthyer në apartamentin ngjitur.

Me të mbërritur forcat e policisë arrestuan 28-vjeçarin shqiptar i cili në atë moment ishte duke u larguar. Në shtëpinë e tij u gjet bashkëshortja e shqiptarit, 21 vjeçare e plagosur dhe me shenjat e qarta të kabullit elektrik në trup.

Gruaja është dërguar në spital dhe për fat është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa plagët që ka marrë nga dhuna e bashkëshortit mund të mbyllen për 10 ditë.

Më pas 21-vjeçarja në spital ka rrëfyer edhe dhunën e vazhdueshme që ushtronte mbi të bashkëshorti, shqiptari me inicialet L.S që tashmë ndodhet në burg.

(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)