ITALI - Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas denoncimit të prindërve të një 16-vjeçare për abuzim seksual.

I arrestuar është shqiptari Ervis Dedja, 21 vjeç është lënë në arrest shtëpie dhe do të përballet me akuzën e abuzimit seksual ndaj minorenes.

Arrestimi i Dedjas është bërë nga karabinierët e qytezës së Montebelunas në Treviso të italisë, të cilët pasi kanë marrë denoncimin e prindërve të 16-vjeçares i kanë vënë prangat të riut shqiptar.

Sipas denoncimit të bërë në polici dhe nga hetimet e kryera nga policia italiane rezulton se dhuna seksuale ka nisur që prej dhjetorit të vitit të shkuar.

Prindërit së bashku me 16-vjeçaren janë paraqitur në polici, ku kanë kërkuar të ndërhyet menjëherë, pasi vajza e tyre ndjehej e dhunuar dhe e ngacmuar seksualisht nga i riu shqiptar, i cili jeton në të njëjtën zonë me familjen.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)