Një organizatë e cila drejtohej nga një familje shqiptare dhe që trafikonte kokainë nga Hollanda e Zvicra drejt Italisë është shkatërruar nga policia Italiane ndërsa janë ekzekutuar 9 urdhër arreste.
Mediat raportojnë se organizata drejtohej nga familja shqiptare e cila ishte rezidente n në provincën e Firenzes.
Më shumë se 110 karabinierë morën pjesë në operacion për shkatërrimin e organizatës. Urdhër-arrestet ndërkohë janë ndërmarrë në provincat e Firenze, Lucca, Prato e Napoli.
Gjatë hetimeve policia arrestoi në flagrancë 2 persona dhe sekuestroi 2 kg kokainë.
Tre persona të tjerë u arrestuan nga policia zviceriane e cila sekuestroi 4 kg lëndë narkotike.
Kokaina e importuar fshihej në një magazinë të një shoqërie transporti në Sesto Fiorentino ndërsa për ruajtjen e saj kujdesej nëj shqiptar i cili punonte në të zezë në kompani.
Shqiptari është në mesin e 9 të arrestuarve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com