ITALI – Dy terroristë të djathtë dënohen me një gjobë prej 2,1 miliardë euro


ROMË, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Dy ish-terroristë të djathtë, dënuar për atentatin në Bolonja që shkaktoi 85 të vdekur në vitin 1980, u dënuan sot nga një gjykatë e këtij qyteti në pjesën qëndrore të Italisë, për të paguar 2,13 miliardë euro dëme ndaj shtetit, theksoi media.
Valerio Fioravanti dhe Francesca Mambro, ish-anëtarë të grupit terrorist NAR (Bërthama e armatosur revolucionare) u dënuan për të paguar 2 134 273 000 euro për presidencën e Këshillit të Ministrave dhe Ministrinë e Brendshme", shkruan e përditshmja "La Repubblica" në faqen e saj të internetit.
"Procesi në vazhdim para ndarjes civile nga gjykata e Bolonjës shërben vetëm për të përcaktuar dëmet, pasi dy personat janë të dënuar tashmë", theksoi agjencia e lajmeve Ansa.
Më 2 gusht 1980, një bombë shpërtheu në sallën e pritjes në stacionin e trenit në Bolonja duke shkaktuar 85 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur.
Valerio Fioravanti dhe Francesca Mambro u dënuan me burgim të përjetshëm për këtë atentat dhe një i tretë u akuzua, minoren në atë kohë./
/ec/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)