LEKO - Edlira Dobrushi, nëna shqiptare e cila masakroi me thikë tre vajzat e saj, është transferuar në spitalin psikiatrik të Mantovës.

Vendimi është marrë shot nga Gjykata e Lekos,ku gjykatësi Paolo Salvatore, ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse të Dobrushit për të hedhur dritë kështu mbi dëshmitë kontradiktore të nënës shqiptare.

Procesi për transferimin e saj në spitalin psikiatrik është shtyrë edhe nga tentativat e Dobrushit për të kryer vetëvrasjen. Edlira Dobrushi, 37 vjeç, masakroi me thikë më 9 mars të këtij viti 3 vajzat e saj në Leko të Italisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)