Itali,fëmija shqiptar shembull për ata
që duan të marrin nënshtetësinë

Itali,fëmija shqiptar shembull për ata<br />që duan të marrin nënshtetësinë
Ndërsa në Senat po diskutohet  nëse do të duhet  të njihet nënshtetësia italiane  për të gjithë fëmijët e emigrantëve të lindur dhe të rritur në Itali , në rrjetet sociale po qarkullon  një fakt shumë i rëndësishëm i cili ka për qëllim të ndikojë tek vendimmarrësit.

Një student nga Bari ka publikuar në faqen e tij në FB një dëftesë ku duken rezultatet mësimore të një fëmije i cili i ka të dy prindërit emigrantë shqiptarë. Një fëmijë me nota shumë të mira të gjithë 9 dhe 10.

“ Më një fëmijë dhe rezultate të tilla duhet të kuptoni se cfarë humb vendin ynë” shkruan studenti.

Babai i nxënësit me origjinë shqiptare mbërriti në Puglia të Italisë me një gomone 17 vite më parë. Ka jetuar 15 vite në Noci, ku u martua me një shqiptare.

Në dy vite ai arriti të krijonte familjen e tij, u kthye në Shqipëri, për t’u rikthyer sërish në Itali ku sot jeton në Bergamo.

Sic dhe shkruajnë edhe mediat, rezultatet e vogëlushit janë të qarta edhe pse duhet të presë vendimin e parlamentit për të marrë apo jo nënshtetësinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot