ROME- Dhjetë muaj ndëshkim për trajnerin e Juventusit Antonio Conte. Ky është verdikti i Komisionit të Disiplinës në kuadër të hetimeve për skandalin e fiksimit të ndeshjeve në kampionatin italian.

Prokuroria kishte kërkuar një vit e tre muaj për Conten që në kohën për të cilën gjykohet ishte trajner i Sienës në Seria B. Federata italiane e futbollit tha se Conte është përgjegjës për faktin se nuk raportoi atë çka dinte për fiksimin e ndeshjeve, skandal që po gërryen futbollin italian në vitet e fundit.

Gjykata sportive ka nxjerrë të pafajshëm nga kjo histori futbollistët Leonardo Bonucin dhe Simone Pepen. Prokuroria kishte kërkuar një ndëshkim me 3.6 vite për Bonuçin dhe një vit për Pepen.
(sg/shqiptarja.com)