Zbardhen detaje të reja ngjarja e rëndë e rëndë që ndodhi dje në Itali, ku bashkëshorti shqiptar i mori jetën gruas së tij, pasi e goditi 15 herë me thikë.
Muhamed Vrapi pas sherrit e goditi 15 herë me thikë Diana Vrapin, ndërsa nuk u largua nga vendi i krimit.
Policia italiane pas autorit dhe fëmijëve ka marrë edhe dëshminë e komshinjve të çiftit shqiptar në Varese, të cilët shkuan në banesë, pasi kanë dëgjuar ulërimat e Diana Vrapit.
Ata shprehen se çifti shqiptar kohët e fundit kishte pasur shumë grindje. “Unë e pashë atë në agoni duke kërkuar ndihmë në momentet e fundit” shprehet një banore në lagjen ku jetonin shqiptarët.
Në dëshmitë e tyre ata thonë se e kanë parë burrin e 52-vjeçares me gjak në duar pas krimit.
Ambulanca dhe policia mbërritën menjëherë, por nuk mundën ti shpëtojnë jetën gruas, pasi plagët ishin të rënda.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje pasdite. Çifti shqiptar ishte zhvendosur nga Durrësi prej disa vitesh në Itali, Muhamed Vrapi punonte si murator, ndërsa Diana punonte si kujdestare në një shtëpi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com