Itali, futbollisti shqiptar aksidenton
dy italian, ishte në gjendje të dehu

Itali, futbollisti shqiptar aksidenton<br />dy italian, ishte në gjendje të dehu
Elvis Kabashi, futbollisti shqiptar 24- vjeçar, i cili deri në 1 korrik ishte pjesë e skuadrës italiane të Juventusit, është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kabashi duke dashur të parakalonte parakalonte një makinë ka dalë në korsinë e kundër të rrugës ku ka përplasur një skuter në të cilin po udhëtonin dy italianë, të cilët fatmirësisht kanë arritur t’i mbijetojnë aksidentit.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur i lënduar një prej udhëtarëve me skuter, i cili ka marrë dëmtime të rënda në shpatull dhe është dërguar në spitalin  e “Forte dei Marmi”, ku do të kryej gjatë ditës së sotme edhe një operacion.

Mësohet se futbollisti e ka shkaktuar aksidentin nën influencën e alkoolit.

Kabashi ka qenë në makinë së bashku me një shokun e tij. Të riut shqiptar i është  hequr leja e drejtimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale