Policia në Itali ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka plagosur me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në Occhiobello.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bar-pastiçerinë “San Lorenzo”, në Via Roma, ndërsa sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ndodhej nën efektin e alkoolit dhe kishte kërkuar të shërbehej me më shumë pije, por ishte refuzuar nga stafi i lokalit.
Sipas mediave italiane, pas një debati verbal, pronari i lokalit, i cili punonte si barist, dhe djali i tij, kamerier, e nxorën klientin jashtë ambienteve të barit. Konflikti u përshkallëzua jashtë lokalit, ku 30-vjeçari nxori thikën dhe i goditi të dy.
Pronari i lokalit u godit në gjoks teksa përpiqej të mbronte të birin. I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Rovigos dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore mbetet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.
Komente









