AREZZO - Një defekt teknik ka detyruar helikopterin me të cilin udhëtonte Kryeministri i Italisë Matteo Renzi të bëjë një ulje të detyruar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, helikopteri me në bord kryeministrin Renzi u ul në një fushë sporti pa probleme në zonën e Arezzos.
Sipas mediave italiane, gjithçka ulja e detyruar është bërë për shkak të një defekti teknik të raportuar, gjatë udhëtimit të kryeministrit italian nga Firence për në Romë.
Kryeministri Renzi e ka vijuar udhëtimin e tij për në kryeqytetin italian me eskordën e tij të autoveturave, ndërsa si për shefin e qeverisë të shtetit fqinj ashtu edhe për ekuipazhin e tij nuk raportohen probleme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com